RREGULLORJA PËR PROMOCIONIN KOMBËTAR PAMPERS

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministrave “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale “Promocionet e verës” (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 7 maj 2021 ora 00:01 deri më 31 korrik 2021 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë pelenat Pampers. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e pelenave Pampers. Për tu bërë pjesë e shorteut për të fituar “Gift Certificate Okaidi-Prenatal” duhet të kryhet një blerje e pelenave Pampers me vlerë minimale 700 Lekë me TVSH (583.33 pa TVSH) dhe të regjistrohet kuponi tatimor në faqen e internetit të organizatorit www.luajpampers.al. Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platforma online për regjistrim në llotari do të lançohet më 7 maj 2021 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 31 korrik 2021 ora 23:59.

3. Çmimet

Loja do të ketë:
a) 100 fitues “Gift Certifikate Okaidi-Prenatal” për tu shpenzuar tek dyqanet Okaidi dhe Prenatal.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet:
a) 50 “Gift Certificate” në datën 17 qershor 2021
b) 50 “Gift Certificate” në datën 2 gusht 2021

Në vlerë monetare, çmimi për:
a) “Gift Certificate” është 10’000 Lekë me TVSH (8’333.33Lekë pa TVSH).

Nga pjesëmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 100 fitues.

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është rreth 1,200 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje të produkteve pelenave Pampers me vlerë 700 Lekë me TVSH (583.33 pa TVSH) në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 7 maj 2021 ora 00:01 deri më 31 korrik 2021 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Gjatë periudhës së Lojës Promocionale, të gjithë konsumatorët që bëjnë një blerje të pelenave Pampers do të përfitojnë një shans për të fituar 1 nga 100 “Gift Certificate Okaidi-Prenatal”.

Përjashtimi:
Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesëmarrje në llotari:
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të pelenave Pampers me vlerë 700 Lekë me TVSH (583.33 pa TVSH) gjatë periudhës 7 maj 2021 ora 00:01 deri më 31 korrik 2021 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.luajpampers.al. Çdo kupon i regjistruar bëhet pjesë në përzgjedhjen për të fituar 1 nga 100 “Gift Certificate Okaidi-Prenatal”.

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesëmarrja në shorte.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga nje program kompjuterik në datat 17 qershor 2021 dhe 2 gusht 2021 ora 14:00 në zyrat e Marketing & Distribution. Të gjitha aplikimet pjesëmarrëse rregjistrohen ne databazën e programit kompjuterik të krijuar nga inxhinieri IT. Nëpërmjet këtij programi do të ngarkohet databaza e të gjithë pjesëmarrësve që plotësojnë kriteret e përmendura në pikën 5. Çdo pjesëmarrës përfaqësohet nga një numër unik identifikimi.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore nga programi kompjuterik në prani të një përfaqesuesi të autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, një përfaqësuesi të autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, si dhe përfaqesues të tjerë nga stafi i Marketing & Distribution Sh.p.k.

Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë do të njoftohen me shkrim për datën, orën dhe vendin kur do të zhvillohet shorteu dhe do të ndahen çmimet. Në rast se subjekti ka kryer njoftimin si më lart, por përfaqesuesit e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane nuk paraqiten personalisht në datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet shorteu, atëherë Subjekti do të vijojë zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithatë në këtë rast Subjekti do të informojë titullarin/ët e organeve përkatëse për zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.

Nga programi kompjuterik do të përzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtarë rezervë të cilët do të kontaktohen në rast se një nga fituesit nuk përfundon procesin e regjistrimit sipas pikës 9 të kësaj rregulloreje. Mbasi përzgjidhen fituesit në mënyrë rastësore nga programi kompjuterik, personat e përzgjedhur do të njoftohen nëpërmjet një SMS ose telefonate rreth llotarisë dhe çmimit të fituar si edhe përcaktohet procedura e regjsitrimit si fitues duke lënë një orar dhe afat ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar procedurën e llotarisë.

Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahen dhe Proces Verbalet përkatëse.

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një SMS ose telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet një mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën.

Në rast të dorëzimit nëpërmjet Postës Shqiptare personat duhet të vënë në dispozicion dokumentat dhe të dhënat e nevojshme për regjistrim: kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme. Në të kundërts, në rast mosparaqitje apo mungese dërgimi të dokumentacionit konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

Shpërndarja e çmimeve për fituesit do të kryehet brenda 15 ditëve pas hedhjes së shorteut. Afati maksimal i tërheqjes së çmimit nga fituesit është 31 gusht 2021. Çmimet do të tërhiqen pranë selisë së shoqërisë Marketing & Distribution në adresën Autostrada Tiranë-Durrës, km 10, Kashar, Tiranë ose nëpërmjet shërbimit postar përcaktuar më sipër. Për të tërhequr dhuratën fituesi duhet të paraqesë dokumentin identifikues, kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme.

Në rast se fituesi për arsye te ndryshme nuk respekton procedurat e regjsitrimit si fitues atëherë do të kontaktohet lojtari i parë rezervë. Për fituesin rezervë do të ndiqet e njëjta procedure si me sipër. Ky proçes vazhdon deri në dorëzimin e dhuratave.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.